Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Fleckenstein për më shumë se një orë në selinë blu.
Në takim është diskutuar për bojkotin e PD të Kuvendit pas protestës dhe shqetësimet e PD për zgjedhjet e 18 qershorit.
"Biseduam për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pasi kërcënohen nga krimi dhe droga, nga korrupsioni dhe shit blerja e votës, mos zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, lirimi i bandave me urdhër të qeverisë.
Jemi në një situatë kolapsi dhe i vetmi qëndron në këmbë është qeveria. Në këto kushte i shpjegova vendimin që kemi marrë për një qeveri teknike, ku partitë të shpresin vullnetin për të punuar së bashku.