Policia merr masa për protestën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës publikoi planin e masave për protestën e 18 shkurtit të Partisë Demokratike. Në një njoftim për mediat, blutë thanë se marshimi i protestës fillon në orën 12 në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? në afërsi të Ministrisë së Ekonomisë dhe do të mbyllet në orën 16 tek Kryeministria. Për shkak të lëvizjes së protestuesve do të ketë dhe bllokime të pjesshme të rrugëve, por edhe kryqëzimeve. Kufizimi fillon në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? ku nuk do të lejohet parkimi apo lëvizja në kryqëzimin me Bulevardin ?Zhan D?Ark?, si dhe me Bulevardin ?Bajram Curri?. Parkimi nuk do të lejohet nga kryqëzimi i rrugës ?Myslym Shyri? me Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? deri tek kryqëzimi i Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit? me Rrugën ?Ismail Qemali?. Për sa i përket zonës së Kryeministrisë, mësohet se do të angazhohen rreth 1 mijë police ndërsa kordoni i parë do të jetë ai i njëjti si i protestave të fundit me efektive femra.

Share This Video


Download

  
Report form