http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse jeni duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit apo nuk dispononi patentë atëherë nuk do t'i shpëtoni prangosjes nga policia. Prej dhjete ditësh në të gjithë vendin, policia e qarkullimit rrugor ka nisur zbatimin e një plani të ashpër masash me synim parandalimin e aksidenteve rrugore. Drejtori i përgjithshëm i Qarkullimit rrugor, Ervin Hoxha ka bërë një bilanc të gjithë aksionit, i cili deri tani numëron 135 të arrestuar.27 persona - të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur; 108 persona - të arrestuar për drejtim mjeti pa patentë. Nga kategoria e fundit, 52 persona janë drejtues autoveturash dhe 56 drejtues motorësh. Për të gjithë personat e arrestuar është përpiluar dokumentacioni përkatës, i cili i është dërguar organit të prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. Duke vënë në dukje se kjo drejtori ka përfunduar ristrukturimin, kreu i akullimit rrugor theksoi se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim duke mos përjashtuar nga ndëshkimi as këmbësoret. Fokusi i kontrolleve dhe ndëshkimit do të jetë.Por megjithë masat e marra nga policia nuk dihet nëse ky aksion do të japë efektet e duhura pasi në 80 % të rasteve drejtuesit e mjeteve që janë kapur në gjendje të dehur apo pa patente janë liruar nga gjykata për t'u gjykuar në gjendje të lirë.