Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia merr masa - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-18

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Si cdo vit, gushti e shnderron Qarkun e Beratit ne mikeprites e mijera besimtareve Bektashi, te cilet nga datat 19 deri ne 25 gusht kryejne pelegrinazhin ne ?Malin e Tomorrit?.



Por fluksi i madh i mjeteve sjell edhe probleme ne qarkullimin e mjeteve. Per kete arsyje drejtoria e policise ka hartuar nje plan masash qe do te vihet ne zbatim pergjate diteve te festimeve.




Ali Yzeiri

Shef i Qarkullimit Rrugor Berat



Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në ?Malin e Tomorrit?.Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuse për mjetet mbi 3.5 ton, gjithashtu janë marrë masa dhe për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.Këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave këshillojmë se rruga më e përshtatëshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.



Nderkaq ne Malin e Tomorrit dhe ne teqene e Kulmakut kane nisur pergatitjet per te pritur besimtaret, te cilet sipas tradites bejne kurban.

Share This Video


Download

  
Report form