http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muaji gusht është edhe periudha që shënon pikun e sezonit turistik, e si pasojë regjistrohet edhe numri me i madh i makinave ne qarkullim.
Policia rrugore ka marrë masa për të garantuar sigurinë veçanërisht ne segmentet e rrezikshme qe janë burim aksidentesh.
Shefi i trafikut per Tiranën, Taulant Gjoka, thotë se edhe këtë vit, problem mbetet shpejtësia e madhe. Përgjithësisht moshat e reja janë me te prirura per te shkelur normat e lejuara te shpejtësisë.
E ndërkohë që numri i personave që udhëtojnë drejt jugut të vendit, vjen duke u rritur, sipas ekspertit të sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, një tjetër problem jane edhe punimet ne rruge.
Hoxha shton se edhe pse faktorët që ndikojnë në rritjen e aksidenteve rrugore janë të shumta, faktori kryesor mbetet ai njerëzor.Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 6- të mujorit të parë të 2018, kanë humbur jetën 98 persona ne aksidentet rrugore te ndodhura ne akse te ndryshme te vendit.