http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesit e mjeteve automobilistike, nuk do të mund të bëjnë regjistrimin e tyre pa bërë më parë siguracionin e mjetit. Kjo ka qënë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar ditën e mërkurë mes Ministrisë së Transportit, asaj të Punëve të Brendshme dhe Byrosë së Sigurimeve. Partneriteti mes operatoreve privatë dhe qeverisë, ka për qellim bashkëveprimin mes të trejave në mënyrë sa më efikase për të ulur numrin e aksidenteve në rrugë, duke rritur efektivitetin e zbatimit të kodit rrugor. Edhe pse që prej vendosjes së qeverisë së re në rrugë janë vendosur rreth 270 mijë gjoba, ministri Tahiri shprehet se i rëndësishëm është ndërgjegjësimi i shoqërisë. Te tre institucionet do të funksionojnë në mënyrë të pavarur, por të koordinuara me njëra-tjetrën, ndërsa është planifikuar që një përqindje nga të ardhurat e kompanive të sigurimeve, do të shërbejë për investime të reja në infrastrukturën dhe sigurinë rrugore. Edhe ministri Haxhinasto, ka shprehur vlerësimin mbi këtë bashkëpunim. Sipas Tahirit, që prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 20 %, që do të thotë në krahasim me shifrat e viteve të kaluara, janë aksidentuar 24 persona më pak në muaj, ndërsa po punohet për përfundimin e rrugëve me standarde, dhe mirëmbajtjen tyre, duke vendosur prioritet në të ashtuquajturat pikat e 'zeza'.