http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Neglizhenca e qytetarëve ndaj respektimit të masave të protokollit të sigurisë, ka detyruar autoritetet të ndryshojnë aktet normative si për detyrimin e mbajtjes së maskës ashtu dhe per ndalimin e muzikës pas orës 20.00.Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastilriu e pohoi këtë fakt nga foltorja e Kuvendit, ku sqaroi se qeveria po përgatitet për cdo lloj situate në periudhën vjeshtë-dimër.Nëse numri i të infektuarve do të ketë rritje, Manastirliu tha se po punohet për fuqizimin e kapaciteteve pitalore.Deri më tani, numri i të infektuarve të përgjithshëm është 4997, ndërsa situata në spitale mbetet shqetësues, pasi po plotësohen kapacitetet e dy spitaleve COVID.