Policia për protestën e PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë nga protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike, Policia e Shtetit bëri me dije se do të garantojë mbarëvajtjen e tubimit si dhe do të bllokojë disa akse rrugore. Sipas zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të gjithë qytetarëve do t?u kërkohet pajisja e tyre me dokument identifikimi, ndërsa janë siguruar te dhëna per pjesëmarrjen e elementeve kriminale ne tubim. Në kuadër të këtyre masave, si dhe nga vlerësimi i disa informacioneve të marra nga Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, strukturat e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontrolle në të gjitha akset rrugore, kontrolle personash dhe mjedisesh, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave që mund të lëvizin me armë apo sende të tjera të kundraligjshme, apo që në bazë të të dhënave mund të synojnë akte të paligjshme gjatë zhvillimit të protestës. Por policia e shtetit ka shpërndarë dhe një urdhër të brendshëm për të gjitha komisariatet e Tiranës. Krerët e policisë kërkojnë nga të gjithë efektivët në terren që të marrin masa për identifikimin e personave që mund të kryejnë veprime të dhunshme ndaj institucioneve apo objekteve të tjera. Sipas detyrave të shpërndara, policia kërkon mbajtjen nën kontroll të personave me tendencë kriminale, ndërkohë që të sigurohet informacioni i nevojshëm për to.

Share This Video


Download

  
Report form