http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Slogani ?Meta Ik?, mblodhi demokratët, këtë radhë përpara Parlamentit, por pa praninë e dy drejtuesve kryesorë, Bashës e Berishës. Në një ditë me shi, ishin disa qindra mbështetës të PD-së, të cilët u mbështetën nga deputetët opozitarë. Kryetari Lulzim Basha nuk ishte me ta. Kishte shkuar në Bruksel, në mbledhjen e partive të djathta evropiane. Protesta do të jetë e konstante. Por ish-kryetari Berisha, i cili tashmë e vlerëson veten si thjeshtë një prej protestuesve, nga oborri i Parlamentit, larg vendit të protestës, foli për një revolucion demokratik. Me gjithë refuzimin që Ambasadori amerikan Donald Lu, bëri për një hetim nga Shtetet e Bashkuara për çështjen ?Doshi?, Berisha këmbënguli për hetim ndërkombëtar. Thirrjet e opozitës për dorëheqjen të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, janë shoqëruar me kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Forca të shumta policie ishin angazhuar për të siguruar qetësinë gjatë protestës së opozitës. Ndërsa trupat speciale qëndronin ne gadishmeri për çdo situatë të papritur. Pas rreth 1 orë e gjysmë, protestuesit u shpërndanë, për tu vijuar sipas programit protestat para kryesise se kuvendit.