Ora News – Rama në Divjakë, inspektoi punimet e projektit të skemës së ujitjes

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për skemën e re të ujitjes në Bashkinë e Divjakës. Rama tha se Divjaka është zgjedhur për këtë projket si një ndër zonat më intensive bujqësore të vendimt dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.
Kreu i ekzekutivit ndalesën e parë e ka bërë në Njësinë Administrative Grabjan dhe më pas ka parë nga afër përfundimin e projektit për rehabilitimin e digës së rezervuarit të Divjakës, një ndër më të mëdhenjtë në rrethin e Lushnjes. Ky ujëmbledhës siguron ujitjen e të gjithë fushës së Divjakës deri në pikën me të largët, Karavastasë si një ndër zonat bujqësore më intensive të vendit.
Kryetari i bashkisë Divjake Fredi Kokoneshi e ka njohur kryeministrin me parametrat teknike të ujëmblëdhësit të Divjakës nga i cili në përfundim të projektit do të garantojë ujë në çdo ngastër toke.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-divjake-inspektoi-punimet-e-projektit-te-skemes-se-ujitjes/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS