Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash" /> Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash"/>

Ora News - "Teatri", Basha: Rama një taliban. Ambasadorët të reagojnë, skemë pastrimi parash

Ora News Lajme 2018-07-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me tone të ashpra, i bëri thirrje ambasadorëve që të reagojnë ndaj asaj që ai e quan akt korruptiv ligjin për shembjen e teatrit. Basha i konsideroi Ramën si "peshk i madh", duke nënvizuar se Teatri po shembet për të ndërtuar 6 kulla betoni.

Basha:Përshëndetje të nderuar përfaqësues të medias, bashkëqytetarë! Akti i djeshëm është një ligj që ligjëron vjedhjen. I vetmi qëllim është grabitja e tokës në mes të Tiranës për të ndërtuar 6 kulla masive betoni. Nuk ka pra asnjë lidhej me artin e kulturën. Nuk bëhet për Teatrin.

Qëllimi kryesor i projektit është pastrimi dhe qarkullimi i parave të pista të drogës, krimit dhe korrupsionit.
Siç ka raportuar OSBE para disa vitesh, vetëm nga korrupsioni i lejeve të ndërtimit Edi Rama ka përfituar mbi 200 milionë euro.
Imagjino sa ka fituar këto vite nga trafiku i drogës!

Këto para nuk mbahen dot në thasë dhe nuk futen dot të gjitha në bankë. Ndaj Edi Rama ka planifikuar kulla dhe projekte betoni për të pastruar këto para së bashku me të gjitha ato të trafikantëve dhe qeveritarëve të inkriminuar.
Ligji që ka miratuar dje Kuvendi është antikushtetues dhe shkatërrim i shtetit ligjor.

Dje Kuvendi ka votuar për të ligjëruar plaçkitjen dhe krimin. Në këtë mënyrë dje Kuvendi ka konsumuar krimin më të rëndë në historinë e tij 27 vjeçare.
Deri dje krimi dhe korrupsioni ishin antiligjor, sot krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi me votën e 75 hajdutëve dhe kryehajdutit Edi Rama.
I ftoj të gjithë shqiptarët të shohin pamjet e mbremshme të Kuvendit, të shikojnë se si i urdhëronte kapobanda deputetët e tij dhe si ata i bindeshin si ushtarë hajdutë të vegjël, patur, pa dinjitet.
Projekti i Edi Ramës është një akt barbar, plot urrejtje ndaj kulturës, identitetit dhe qytetarisë.
Është nëj akt të cilin nuk guxuan ta bëjnë dot as komunistët.

Edi Rama është një shkatërrues serial i pamëshirshëm i çdo vlerë të ndërtuar në historinë e Tiranës; shkatërroi kinema 17 Nëntori për të bërë një pallat të shëmtuar betoni në mes të Tiranës, shkatërroi fushat dhe terrenet sportive për ti mbushur me beton shkatërroi stadiumin ?Qemal Stafa? për ta zëvendësuar me kullën e tij të betonit. Tani po kërkon shkatërrimin e Teatrit dhe shkatërrimin total të çdo monumenti kujtese që ka mbetur në qendër të Tiranës.
Edi Rama është njeriu që fushat dhe kodrat përreth Tiranës i ktheu në fusha të shëmtuara betoni për para e për pushtet.

Është njeriu që e ktheu Tiranën në një lavatriçe të pastrimit të parave me lejet e ndërtimit, por tani po e kthen gjithë Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës.
Edi Rama nuk ka për tu ndalur me kaq. Ai duhet ndalur!
Ne i bëjmë thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve t?i bashkohen artistëve, aktivistëve dhe të gjithë atyre që kanë protestuar me kurajo prej muajsh. Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenc...

Share This Video


Download

  
Report form