Ora News - Grabitja e bregdetit, PD: Hyseni bleu tokën e tjetërsuar, Rama në krye të skemës mafioze

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike përforcoi këtë të dielë akuzat ndaj deputetit të Vlorës, Alket Hyseni.

Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat tha se dokumentat e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit janë në shkelje të vendimit të Gjykatës.

Kjo sipas tij provon se kryeministri Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet.

"Partia Demokratike ka në dorë dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi" tha Alibeaj.

Deklarata e plotë e deputetit, Enkelejd Alibeaj

Dokumentat e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit, në shkelje të vendimit të Gjykatës, provojnë se Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet.

Grabitja e tokës në bregdet me 11 mijë metra katrorë nga deputeti Alket Hyseni, është bërë në bashkëpunënim më Kryeministrin e vendit, Edi Rama, i njëjti kryeministër që bërtet për drejtësi dhe përbetohet çdo ditë se po bën shtet.



Partia Demokratike ka në dorë dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grabitja-e-bregdetit-pd-hyseni-bleu-token-e-tjetersuar-rama-ne-krye-te-skemes-mafioze

Share This Video


Download

  
Report form