Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash" /> Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash"/>

Ora News - "Teatri", Basha: Rama një taliban. Ambasadorët të reagojnë, skemë pastrimi parash

Ora News Lajme 2018-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me tone të ashpra, i bëri thirrje ambasadorëve që të reagojnë ndaj asaj që ai e quan akt korruptiv ligjin për shembjen e teatrit. Basha i konsideroi Ramën si "peshk i madh", duke nënvizuar se Teatri po shembet për të ndërtuar 6 kulla betoni.

Basha: Është një ligj që ligjëron vjedhjen. Është një ligj për të ndërtuar 6 kulla betoni. Qëllimi kryesor i projektit është pastrimi i parave të krimit dhe drogës. Siç ka raportuar OSBE para disa vitesh, Edi Rama ka përfituar 200 mln euro, imagjino sot sa ka fituar nga paratë e drogës. Këto para nuk mbahen dot në thasë.

Ligji që ka miratuar dje Parlamenti është antikushtetues.

Shkatërroi Kinema 17 Nëntorin për të bërë një pallat të shëmtuar, shkatërroi stadiumin Qemal Stafa për ta zëvendësuar me kullën e tij të betonit, tani do të shkatërrojë Teatrin dhe çdo memorie që i ka mbetur Tiranës.

Edi Rama është njeriu që e ktheu Tiranën në një lavatriçe të parave të krimit.

Edi Rama nuk ka për t'u ndalur me kaq, duhet ndalur.

I bëjmë thirrje Presidentit të mos e dekretojë ligjin.

Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca dhe mos veprimi ynë.

Ju bëj thirrje ambasadorëve; ja ku keni një projekt të pastrimit të parave të krimit. Ja ku keni një akt që bie ndesh me integrimin evropian. Ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Nëse nuk flisni sot, nesër nuk do t'ju besojë askush.

Beteja do të vazhdojë derisa ta ndalim, derisa ta mundim këtë taliban të kulturës dhe këtë narkoman, që është e njëjta gjë.

Kryehajduti dhe banda e tij Parlamenti i kthyer në noter të akteve kriminale të Edi Ramës, aq më tepër kur ka asgjësuar institucionet e drejtësisë do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/teatri-basha-rama-nje-taliban-ambasadoret-te-reagojne-skeme-pastrimi-parash

Share This Video


Download

  
Report form