Ish-eurodeputetja, Doris Pack ditën e sotme ka qënë pjesë e aktivitetit "Qytetarët dhe zëri i tyre në mbrojtje të trashëgimisë". Pack e thirrur nga Partia Demokratike në këtë aktivitet ka bërë apel se vlerat kulturore duhen të ruhen. Ndërkohë Pack ka mbajtur edhe një qëndrim për Teatrin Kombëtar ku është shprehur në një linjë me Partinë Demokratike që kundërshtojnë prishjen e godinës së vjetër.
Pavarësisht se deklaroi se nuk do të ndërhynte politikisht, Doris Pack ka bërë apel për kryeministrin Rama duke thënë se ai duhet të reflektojë dhe se qytetarët shqiptarë duhet të ishin pyetur me anë të një referendumi nëse janë dakord për prishjen e kësaj godine apo jo.
?Meqë kryeministri është edhe artist duhet të angazhohet më shumë në këtë çështje. Mund t?ju them se jam në mbështetje të protestës suaj të vazhdueshme, një kauzë e paqshme që kërkon të ruhet kjo trashëgimi kulturore për brezin e ardhshëm. Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse kryeministri do t?ja heqë kryeqytetit Teatrin Kombëtar. Ata nuk kanë marrë një vendim të konsultuar, qeveria e mori vendimin vetëm me qëllimin për ta shkatërruar dhe ndërtuar aty kulla. Unë them që qytetarët e Tiranës duhet të jepnin mendimin e tyre se çfarë do të donin të ndodhte me teatrin, përmes një referendumi?,- tha Pack.
"Ajo që më tërbon është që Komisioni i Parlamentit Europian në Shqipëri, duke qenë se viti 2018 ishte viti i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, nuk ndërhyri për këtë çështje" ka thënë më pas ajo.
Ajo nuk e kurseu një thirrje edhe për ambasadorët. ?Kam një apel për të gjitha Ambasadat dhe ambasadorët se ata duhet të jepnin përgjigje se çfarë do të bënin për të njëjtën çështje në vendet e tyre?, ka thënë Doris Pack.