Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito mbështet votimin online, në mënyrë që kjo ti japë mundësi të votojnë edhe emigrantët. Në ?Orën e Intervistës? Harito tha se duhet të diskutohet tani që të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme.
Harito: Unë jam e para, jo për votimin elektronik me makina në qendrat e votimit, por për votimin online, votimin në distancë që u lejon të gjithë emigrantëve të votojnë aty ku janë. Por kjo kërkon mbështetjen e vet me ekspertizë dhe kërkon kohën e vet. Kështu që të ulemi që nesër. Votimi në distancë është më kompleks sesa votimi me makina në qendrat e votimit. Votimi i emigrantëve bëhet me mjete të tjera dhe është vendim politik dhe vendim konsensual që duhet të merret nga palët. Por nëse duam të bëjmë votim online nga i cili do të përfitonin edhe emigrantët kjo duhet të bëhet me mbështetjen e ekspertëve të OSBE, do një konsensus dhe duhet të ulemi sot që ta kemi gati në 2019.
Votimin elektronik të kërkuar nga opozita Harito e shikon të pamundur, ndërsa sipas saj për opozitën kërkimi me ngul i votimit elektronik është një pretekst për të kontestuar zgjedhjet.
Harito: Opozita ishte aty ku u votua buxheti i 2017 dhe në asnjë moment nuk ngriti vërejtjen, sugjerimin që të parashikoheshen buxhete për këtë votim elektronik. Sepse që të parashikosh këto sistem elektronike duhen buxhete dhe kohë. Opozita nuk erdhi në komisione kur u diskutua siguria kibernetike ose dhe kur erdhën abstenuan dhe sot nuk ishin fare në sallë. Pra duket qartë hipokrizia e opozitës. Teknologjia nuk zgjidh gjë, nuk krijon konsensus dhe nuk krijon procedurat që votimi elektronik të jetë i dakordësuar. Tekenologjia do të ishte një prektekst për të kontestuar edhe më lehtë rezultatin e zgjedhjeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/harito-mbeshtes-votimin-online-i-jep-mundesi-edhe-emigranteve/