Report TV - PDIU, Idrizi: Mbështes votimin dhe numërimin elektronik

Report TV 2017-06-04

Views 0

TIRANË-Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Vlorës. Idrizi u shpreh se PDIU ka votuar reformat e rëndësishme në vend duke mos vendosur asnjë lloj kushti.

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet tha se mbështet votimin dhe numërimin elektronik.

?Ne e dimë shumë mirë që zgjedhjet zhvillohen me një Kod Zgjedhor të bërë nga dy partitë e mëdha politike, që sot po ankohen. Ne e dimë shumë mirë që Shqipëria po vazhdon të jetë me parimin ?Stalinist?, gjithë populli voton, kurse dy partitë e mëdha votojnë dhe PDIU e ka ndjerë këtë gjë mbi kurrizin e saj. Jemi e vetmja parti politike që na është hequr e drejta për të pasur numëruesin dhe kjo është e shkruar edhe në raportin e OSBE-ODIHR-it. Për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, PDIU ka mbështetur dhe do të mbështesë këtë sistem. Kur vijnë zgjedhjet nuk përgatiten komisionerë dhe numërues, por përgatiten mundësa dhe boksierë. Do doja sot t?i pyesja partitë e mëdha, se ku ishin në një vit e gjysëm? Komisioni për Reformën Zgjedhore ishte aty dhe nuk u mblodh. Mund të mblidhej në çdo moment nga dy bashkëkryetarët. Unë sot prap jam dakort për votimin dhe numërimin elektronik, por nuk e di nëse është e mundur të bëhet me kohën e mbetur?, -përmendi kryetai i PDIU-së.

Share This Video


Download

  
Report form