http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur mbështetjen per ambasadorin e SHBA, Donald Lu, pas përplasjes se forte te tij me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Qëndrimin e DASH e beri te ditur per ?Zërin e Amerikës?, zedhenesi Mark Toner, i cili u pyet nëse veprimet e ambasadorit Lu përfaqësonin qëndrimet e tij personale dhe jo te Departamentit te Shtetit.?Politika e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe kryerjen e reformave të nevojshme për arritjen e këtij synimi. Kjo përfshin reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.?Departamenti i Shtetit ka besim te plote tek ambasadori Lu, ndërsa u kërkon forcave politike te respektojnë shtetin ligjor.?Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashuara. Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje me forcë gjithë partive të respektojnë shtetin ligjor dhe procesin demokratik. Shtetet e Bashkuara duan të shohin një Shqipëri të fortë dhe të integruar plotësisht në familjen Euro-Atlantike?.Diplomati amerikan e ka akuzuar kryeprokurorin Llalla se ka penguar reformën ne drejtësi per 18 muaj, por ai u kundërpërgjigj se ambasadori ka bere shantazh dhe presion ndaj organit te akuzës.