http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kulmin e debateve për dekriminalizimin, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Donald Lu, ka zhvilluar takime intensive me krerët me te larte te shtetit. Rreth orës 9 e 30 të mëngjesit të së hënës, diplomati amerikan ka mbërritur ne zyrën e kryeministrit Edi Rama. Takimi ne te cilin kane qene te pranishëm edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e kreu i Policisë se Shtetit Haki Çako, ka zgjatur rreth 50 minuta. Mësohet se theksi është vene tek pastrimi i politikes nga te inkriminuarit dhe gjetja e konsensusit me opozitën per miratimin e ligjit te dekriminalizimit, i cili do te pengoje kandidimin e personave me rekorde kriminale. Përfaqësia diplomatike mes Shteteve te Bashkuara ne Tirane ka qene mjaft aktive ne diskutimet mbi dekriminalizimin. Madje para zgjedhjeve Donald Lu deklaroi se ishin identifikuar kandidate per kryetar bashkish me te kaluar te dyshimte. Pas takimit me Edi Ramen, ambasadori është ndalur ne zyrën e Presidentit te Republikës Bujar Nishani. Zyrtarisht nga Presidenca, thuhet se Ambasadori ka marrë pjesë në një ceremoni dekorimi. Por, besohet se mes tij dhe kreut të shtetit është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike ne vend dhe akuzat e shkëmbyera mes palëve per implikim ne veprimtaritë e paligjshme. Turin e takimeve të kësaj të hëne, Ambasadori amerikan e mbylli me një takim në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta. Edhe ne ketë takim mësohet se është diskutuar mbi procesin ligjbërës të dekriminalizimit.