http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite para se Komisioni i Venecias te miratoje mendimin per ligjin e vettingut dy ambasadoret; ai amerikan Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin, kane zhvilluar një takim me kryetarin e kuvendit Ilir Meta. Te dy palët kane preferuar te mos bëjnë publike çështjet te cilat janë biseduar, por biseda zhvillohet ne nje moment te rendesishem per fatin e reformës ne drejtësi. Te shtunën Komisioni i Venecias do te miratoje vendimin nëse ligji i vettingut është apo jo ne përputhje me Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë. Me pas i takon Gjykatës Kushtetuese te jape vendimin final nëse ligji respekton parimet kushtetuese. Zbatimi i reformës ne drejtësi dhe i ligjit te vettingut është kushti kryesor per hapjen e negociatave per anëtarësim; çështje per te cilën javën e ardhshme do te mblidhen vendet anëtare.