Basha dhe aleatët takojnë Metën për Kushtetuesen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-12-12

Views 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenca lëshoi një njoftim për shtyp në lidhje me takimin e zhvilluar me kryetarët e partive jo parlamentare këtë të martë në zyrën e tij.Meta thotë se i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.Nuk do të lejoj askënd të neutralizoj kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit. Do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.Kreu i Shtetit tha se përshëndet hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.Presidenti Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit.Kreu demokrat Lulzim Basha ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e opozitës se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza mbeten zgjedhjet e parakohshme.Në një deklaratë për mediat, pas takimit të zhvilluar me kreun e shtetit, lideri demokrat akuzoi kryeministrin Rama se ka si qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese.Basha tha se Rama prej tre muajsh po refuzon dialogun ndërsa ngriti alarmin se po rrezikohet drejtesia pasi vendi ndodhet pranë një grushti Kushtetues.?E kemi thënë të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, qëllimi i vetëm i kësaj qeverie është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe kësaj gjykate. PD e ka konsideruar këtë një grusht kushtetues, edhe një provë më shumë se me këtë qeveri rrezikohet drejtësia e pavarur, mbetet një iluzion, e kemi parë në rastin e Tahirit, apo hetimeve të sabotuara për dosjet 339 dhe 184. PD-ja qëndrojnë për një reformë sipas kushtetutës, të vendosjes së saj sa më shpejt në funksion sipas Kushtetutës dhe jo anktheve dhe problemeve të qeverisë. Cështja e dytë që diskutuam edhe kriza politike. Është shtruar prej 2 muajsh nga ndërkombëtarët, kemi kërkuar dialog për reformën zgjedhore. Prej 4 muajsh Rama refuzoi dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtare të ofruar në katër raste nga institucionet ndërkombëtare.?Ai njoftoi gjithashtu se në fillim të dhjetorit PD do të ketë gati propozimet për Reformën Zgjedhore.?Opozita as nuk ka kërkuar dhe as nuk kërkon apo mbështet shtyrjen e reformës zgjedhore. Javën e ardhshme do të konkretizojmë dok...

Share This Video


Download

  
Report form