“Drejtësia”, Lu-Vlahutin takime me Xhafën e Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga java e ardhshme drafti është gati për t?u votuar ne Parlament.Kjo deklarate e Fatmir Xhafajt te hënën e kaluar, nuk ngjalli shume entuziazëm, pasi shume afate qe janë deklaruar nga mazhoranca per miratimin e reformës ne drejtësi jane shkelur. Kështu ndodhi edhe këtë here; konsensusi per reformën duket ende larg dhe si zakonisht ambasadoret; ai amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, kane takuar aktoret kryesore ne skenën politike ne përpjekje per te afruar palet drejt kompromisit. Takimin e pare diplomatet e kane zhvilluar me kreun e komisionit, Fatmir Xhafaj e me pas me opozitën. Ne përfundim te takimeve protagonistet janë treguar te kursyer ne detaje dhe kryetari i PD Lulzim Basha ka theksuar se bllokimi i reformës ne drejtësi, nuk vjen nga opozita. Me shume detaje per takimin ka dhene zyra e shtypi prane ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas njoftimit zyrtar gjate takimit ambasadori Lu e njohu zotin Berisha me rëndësinë shumë të madhe që qeveria e tij i kushton kësaj reforme si dhe me punën që kanë bërë këto ditë ekspertët ndërkombëtarë. Ndërkohe qe nga ana e tij, ish-kryeministri theksoi se opozita është forca politike më e interesuar për reformën, duke risjelle ne vëmendje se Rama bëri gjithçka ta përjashtonte PD nga procesi, edhe pse nuk ka ndodhur asnjëherë qe Kushtetuta të amendohej pa opozitën. Pak jave me pare, komisioni per reformën iu la detyre eksperteve te Euralius dhe Opdat per te propozuar zgjidhje ne lidhjet me 11 kërkesat e Partisë Demokratike. Burime prane opozitës bëjnë te ditur se eshte arritur kompromis per strukturën anti korrupsion, por nuk ka marrëveshje per institucionet e reja te sistemit te drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form