Donald Lu dorëzon “Venecian” në PD - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mesdite, ambasadori amerikan ne tiranë Donald Lu ka shkuar ne selinë e Partisë Demokratike per t?i dorëzuar liderit te opozitës opinionin përfundimtar te Komisionit te Venecias per reformën ne drejtësi. Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe mesa duket diplomati amerikan e ka marre nje garanci nga opozita; siç konfirmoi deputeti Eduard Halimi votat e demokrateve do te jene pro një reforme ne drejtësi ne përputhje me rekomandimet e Venecias. Halimi ka theksuar se ekspertet e Venecias i kane dhëne përgjigje shqetësimit te opozitës per kapjen e drejtësisë, e sipas tij është moment qe maxhoranca te tregoje vullnet per dialog politik. Opinion përfundimtar i Komisionit te Venecias i bere publik dy dite me pare propozonte disa mënyra se si mund te përfshihej opozita ne zgjedhjen e anëtareve te institucioneve te drejtësisë per te kapërcyer debatin e 84 apo 94 votave.

Share This Video


Download

  
Report form