http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu, nuk i ka kursyer kritikat ndaj opozitës, duke e akuzuar ate per frike nga reforma ne drejtësi dhe per përpjekje per bllokimin e saj. Ne nje aktivitet kundër korrupsionit te organizuar nga misioni OPDAT dhe Ambasada Amerikane, Donald Lu është ndalur tek problematika e gabimeve ne përkthimin e ligjit te vettingut dhe kushtetutës te ngritura nga Partia Demokratike, duke theksuar se sajimi i historive te tilla vjen per shkak te frikës nga reforma ne drejtësi.Donald Lu: Ju duhet te prisni qe shume prej kontrabandisteve te drogës dhe krerët e krimit te organizuar ne Shqipëri do te futen ne burg; duhet te prisni qe politikane te larte te korruptuar nga e djathta dhe e majta do te përballen me drejtësinë dhe me e rëndësishmja duhet te prisni qe kontrabandiste droge, krerë te krimit te organizuar dhe politikane, gjykatës e prokurore te korruptuar te jene te frikësuar. Shohim prova se këta persona jane tashme te frikësuar dhe se po përpiqen te luftojnë kundër kësaj reforme. Per shkak te frikës se tyre ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra per ambasadoren e BE, EURALIUS dhe Gjykatën Kushtetuese, sikurse e tha vete kryetari i gjykatës Bashkim Dedja, gjykata ka dërguar nje përkthim te rishikuar ne Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor.Te premten e 9 dhjetorit Komisioni i Venecias do te jape mendimin e tij nëse ligjit i vettingut përputhet apo jo me kushtetutën e Shqipërisë dhe tashme vëmendja e politikaneve dhe ambasadoreve eshë kthyer tek ky institucion.Donald Lu: Te gjithë partitë kryesore politike e kane vene besimin ne gjykimin e Komisionit te Venecias. Jemi ne pritje te opinionit te tij, i cili do te ndihmoje ne udhëtimin e Shqipërisë per zbatimin e reformës ne drejtësi.Por kryeministri Edi Rama ka vene ne dukje nje element; rastin kur Gjykata Kushtetuese rrezoi pjesërisht ligjin e pronave edhe pse Komisioni i Venecias e kishte cilësuar ne përputhje me Kushtetutën, duke uruar qe ky precedent te mos përsëritet me vettingun.Edi Rama: Une dua shume te shpresoj qe pas pak ditësh kur Komisioni i Venecias do te japë opinionin e tij përfundimtar lidhur me ligjin ne nuk do te ndeshemi me rezistencën e Gjykatës Kushtetuese ndaj opinionit. personalisht, ndoshta gaboj, por nuk ka asnjë arsye te dyshoj qe opinioni i Venecias do te mbështesë plotësisht ligjin, pasi është nje ligj i ndërtuar mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë qe është mbështetur mbi Komisionin e Venecias.Javën e kaluar Gjykata Kushtetuese i dërgoi Komisionit te Venecias ligjin e vettingut te përkthyer nga fillimi per shkak te vërejtjeve te opozitës per përkthim te gabuar. Nga ana e saj PD vuri ne dijeni Komisionin e Venecias per përkthimin gabim jo vetëm te ligjit, por edhe te Kushtetutës. Per te gjithë këtë problematike lidershipi i PD preferoi te mos prononcohej ne media dhe i vetmi qe foli publikisht ishte ish-k...