Ambasadori Lu viziton Meten, takimi i parë pas përplasjeve publike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar nje takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta ne zyrën e këtij te fundit ne Kryesine e Kuvendit. Nga takimi i zhvilluar koke me koke, nuk janë dhëne detaje. Por ky është takimi i pare mes ambasadorit Lu dhe kryeparlamentarit Meta pas akuzave qe diplomati amerikan beri ne adrese te Prokurorit te Përgjithshëm Adriatik Llalla. Lu akuzoi Llallen se për 18 muaj ka punuar kundër reformës ne drejtësi. Per me tepër, ambasadori Lu akuzoi se kryeprokurori ka shkelur Kushtetutën duke dërguar vetëm tre kandidate, ne shortin për përzgjedhjen e anëtareve te Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, aq sa ishin edhe postet rezervuar organit te Prokurorisë. Sipas Lu procedura e ndjekur nga kryeprokurori ishte ne mungese transparence. Ndërsa kreu i Kuvendit deklaroi se Prokuroria ka zbatuar në mënyrë korrekte ligjin që ka miratuar Kuvendi. Ne daljen e tij publike. Kryeparlamentari theksoi se mbi çështjen e shortit për anëtarët e KED, ka kërkuar sqarime shtesë për vlerësimin e kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, për plotësimin e kritereve të kandidatëve. Sipas Metës, kryeprokurori në përgjigjen e tij bënte me dije se asnjë kandidat përveç tre emrave të dërguar, nuk plotësonin kriteret e vendosura nga Kuvendit. Më tej kreu i Kuvendit tha se nuk ka pasur asnjë ankesë për përjashtim nga lista për shkak të favorizimeve apo padrejtësive. Takimi mes kryeparlamentarit dhe ambasadorit amerikan zgjati per rreth nje ore e 45 minuta.

Share This Video


Download

  
Report form