PD i përgjigjet Donald Lu: S’kemi frikë! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-06

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur akuzave te artikuluara nje dite me pare nga ambasadori amerikan ne Tiranë Donald Lu, duke listuar te gjitha gabimet ne përkthim te gjetura ne Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë dhe ne ligjin e vettingut.Oerd Bylykbashi: Këto fakte tregojnë qe ne nuk gënjejmë, qe do te thotë duke qene se gënjeshtaret jane frikacake; ne nuk kemi frike nga kjo.Ndryshe nga ambasadori amerikan, PD gjykon se gabimet ne përkthimin ne gjuhen angleze janë thelbësore?Janë gabime te cilat e çojnë ne drejtim te gabuar këdo qe interpreton me qëllimin e vetëm qe te merret nje opinion, i cili nuk ve ne pah problemet qe ka ky ligj.?Per te mbështetur ketë qëndrim, juristet e PD kane sqaruar edhe disa prej gabimeve ne përkthim.Gazmend Bardhi: Ne versionin ne shqip te miratuar, neni 33, thuhet qe ILDKPI pasi kontrollon pasurinë ben konstatimet e mëposhtme. Ndërkohe qe ne versionin e ligjit dërguar ne Komisionin e Venecias dhe te përkthyer gabim eshte thëne qe pasi ben verifikimin e deklaratës, bën verifikimet e mëposhtme. Pra ka nje zbutje ne versionin anglisht te përkthyer gabim qe ne fakt ne versionin siç është përkthyer gabim përputhet edhe me qëndrimin tone.? 3 dite para se Komisioni i Venecias te miratoje opinionin per ligjin e vettingut, Bylykbashi ka theksuar se vendimi final per kushtetutshmërinë ose jo te këtij ligji e merr vetëm Gjykata Kushtetuese. ?Komisioni i Venecias ehte investuar me 3 pyetje nga Gjykata Kushtetuese, te cilat nuk kane te bëjnë me kërkesat per anti-kushtetutshmëri te shtruara nga Partia Demokratike, por per çështje te tjera, sepse nuk mund te jete roli i Komisionit te Venecias qe te vendose nese nje ligj eshte kushtetues apo jo; ketë rol Komisioni i Venecias ia le autoriteteve kompetente.?Nje dite me pare ambasadori amerikan ne Tiranë Donald Lu sulmoi ashper Partine Demokratike, duke deklaruar se per shkak te frikës nga reforma ne drejtësi, opozita po sajon histori dhe po thotë gënjeshtra per ambasadoren e be, EURALIUS dhe Gjykatën Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form