http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Shikoni kete panel zonjash dhe kush ka dy pare mend ne koke le te mendoje se kjo është nje organizate kriminale.?Ne këtë mënyrë kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje akuzave te opozitës, për çështjen me te nxehte te ditëve te fundit, atë te dekriminalizmit. Ne nje kohe kur Prokuroria ka nisur hetimin për dy te zgjedhur vendor, kreu i qeverise, ka thënë se kuvendi nuk është i krimineleve. por i zonjave. Sipas tij, përpjekja e opozitës per te kriminalizuar PS-ne, vjen nga mungesa e vizionit. Keto deklarata, Rama i beri gjate asamblesë se Forumit te Gruas Socialiste.