http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Lezha ne takimin elektoral ne mbështetje te kandidatit të mazhorances për ketë bashki, kryeministri Rama tha se i njeh problemet, neper te cilat kalon çdo familje shqiptare. Sipas kryeministrit 21 qershori nuk është dita e politikes dhe parlamentit, por e zgjidhjes së problemeve te familjeve, pasi çdokujt i duhet dora e bashkisë.?Ne kemi dale për keto probleme se këto jane ato per te cilat do te votoje Shqipëria dhe kjo është se pse është kaq e rëndësishme vota e çdo familje. Per çdo familje është e nevojshme dora e bashkisë dhe për çdo familje shtepia ku mblidhet pasdite është vendi ku gjerat zgjidhen mes anëtareve jashtë shtëpisë, është shtëpia e përbashkët e komunitetit ku bashkia do zgjidhe problemet e tij. Prandaj zgjedhja e 21 qershorit nuk është per politikat e mëdha, por eshte nje zgjedhje qe ka detyrën ta beje çdo kush qe do te ndihmoje familjen e vet, duke menduar se ku do ta investoje ketë leter qe është letra me me vlere e një qytetari ne demokraci. Ku do ta çoje familja qe punon token, nëse ka nevoje për kanalin. Nese pyetja shtrohet kështu une nuk e di se kush do votoje për Frrokun dhe Partine Demokratike, nese shtrohet kështu ka vetëm nje drejtim dhe nuk është i flamujve te partive, por i drejtimit te duhur?.Ne Lezhe kryeministri iu përgjigj ne distancë dhe deklaratave të kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha se 21 qershori është dita e gjykimit popullor.?Ata çdo te enjte numërojnë njeri tjetrin se iu ikën nga nje. Nuk ka qene kurrë nje fushate e PD kaq poshtë po do presim 22 qershorin dhe do t?i dëgjoje se kane çdo dite qe thonë erdhi ora e gjykimit po ca do thonë kur te dalin te gjykuar po kjo është ne datën 22?Rama tha se Lezhës do i rikthehet historia, e cila fatkeqësisht siç tha ai ishte mbuluar nga ferrat, ndërkohe qe pas 21 qershorit qytetaret e bashkisë se madhe do të ndihen krenare për qytetin e tyre.