Rama: Donald Lu u bashkua me mua - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të forta të ambasadorit amerikan qe foli për ekzistencën e familjeve mafioze dhe grupeve kriminale që kontrollojnë Shqipërinë. Madje shefi i qeverisë e sheh qëndrimin e diplomatit amerikan si nxitje në luftën kundër krimit.


Shefi i ekzekutivit theksoi se lufta pa kompromis ndaj krimit te organizuar do të intensifikohet. Rama premtoi se reagimi i policisë dhe agjencive te tjera ligjzbatuese do te jete shume i shpejte.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Elbasan, kryeministri tha se situate atje ka marrë vëmendjen e posaçme të qeverisë.

Por, Rama u kujdes të nënvizonte se krimi nuk lindi pas marrjes së pushtetit të socialistëve në vitin 2013.

Deklaratat kryeministri i bëri në Fier, ku zhvilloi një konsultimin publik për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ai nënvizoi objektivin për arritjen brenda këtij mandati të rritjes ekonomike në masën 5%.

Share This Video


Download

  
Report form