http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë përfshirjen në korrupsion të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.
Pas publikimit te vendimit te Sekretarit te Shtetit Rex Tillerson mbi ndalimin e udhëtimit te Llallës dhe familjareve te tij ne SHBA, Vizion Plus iu drejtua me nje kërkese Zyrës se Shtypit te Departamentit te Shtetit Amerikan, lidhur me provat mbi të cilat u bazua ky vendim.Ne përgjigjen e mbërritur saktësohet:
Sekretari mori informacione të besueshme se z. Llalla ishte përfshirë në korrupsion sinjifikativ gjatë detyrës të tij si Prokuror i Përgjithshëm.Vizion Plus pyeti Departamentin e Shtetit edhe mbi faktin nëse ky kufizim per Adriatik Llallën dhe familjaret e tij është i përkohshëm apo pa afat.Përcaktimet nuk janë të kufizuara në kohë. Kur një individ është vendosur të jetë i papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, ai individ nuk do të jetë në gjendje të marrë vizën dhe nuk do të lejohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, neni 7031 (c) lejon heqjen dorë në rrethana të caktuara.Nuk dihet ende informacioni konkret që SHBA disponon për Llallën, por duket se ai mund të shërbejë për të vënë në lëvizje prokurorinë.
Vendimi i Departamentit Amerikan te Shtetit vjen në kohën kur reforma në drejtësi është në hapat e para të zbatimit e kur procesi i vetingut ka përfshirë krerët e gjyqësorit dhe prokurorisë.Llalla hoqi dorë nga e drejta për të mbetur pjesë e sistemit, por ky vendim nuk e ka shpëtuar nga verifikimi që ka nisur. Komisioni i pavarur i kualifikimit konfirmoi pak ditë më parë për Vizion Plus se procesi i Vetingut për Llallën ende vijon dhe se i takon trupës gjykuese të marrë vendimin final.
Gjatë qëndrimit në detyrë Llalla shënoi nje sere përplasjesh dhe akuzash me Ambasadorin Amerikan Donald Lu. Por megjithë deklarimet e ish-kryeprokurorit për ta konsideruar këtë si një konflikt personal, vendimi i se enjtes i Departamentit Amerikan te Shtetit, qe mban firmën e Sekretarit Tillerson, hedh poshtë te gjithë këto supozime.