Kryebashkiaku i Poliçanit i përfshire në trafik droge - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-20

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka lëshuar akuza te ashpra ndaj kryetarit te Bashkisë se Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Pas arrestimit te vëllait te tij si pjese e një grupi kriminal, selia blu deklaron se i përfshire ne trafikun e drogës është edhe vete kryebashkiaku.Deklarata e përgjithshme e Arbjola HalimitNgjarja e arrestimit të vëllait të kryetarit të Bashkisë së Policanit, për trafik droge, nuk është e plotë dhe po serviret gjysma-gjysma nga Policia për të fshehur implikimin e Adriatik Zotkajt në këtë histori.Banorët e Poliçanit e dinë mirë se të kujt janë ambjentet ku u gjet droga.Oficerë policie që hetojnë prej kohësh, e dinë mirë se kush e drejton këtë biznes kriminal, dhe të dhënat janë se në magazinat e Zotkajt janë mbajtur e trafikuar edhe droga të rënda përveç hashashit.Eshtë pikërisht ky kryetar bashkie që nuk ka justifikuar dot pasurinë prej 1 milionë eurosh, dhe ndaj tij ka nisur edhe një procedim penal.Kapja e drogës në ambjentet e Zotkajt është vërtetim i inkriminimit masiv, i krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim.Zotkaj është në radhët e kryebashkiakëve për të cilët ra këmbana e alarmit, por që Edi Rama sërish i kandidoi dhe u dha pushtet.

Share This Video


Download

  
Report form