Vetëm një kandidat për vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 9 shkurt mbyllet afati i aplikimit per njerëzit qe do te bëjnë vettingun; por deri me tani per 25 vende vakante vetëm nje kandidature është paraqitur pranë Avokatit te Popullit, edhe ai jeton jashtë kufijve te Shqipërisë. Vete avokati i popullit Igli Totozani bën thirrje per aplikim, duke vene ne dukje se hapja e garës është njoftuar edhe ne perfaqesite tona diplomatike ne bote.-Një person ka aplikuar deri ne këto momente-një person për 25 vende vakante?-nje person për te gjitha vendet vakante. Për te njëjtin qellim qe ditën qe kemi nisur thirrjen tone per kandidaturat i kemi kërkuar gjithashtu edhe Ministrisë se Jashtme qe këtë thirrje ta nxjerre ne te gjitha perfaqesite tona diplomatike jashtë Shqipërisë ne mënyre qe te vijnë edhe qytetare shqiptare qe dëshirojnë te kandidojne e mesa kam kuptuar, ka te tille sepse kane kandiduar edhe per KLGJ e KLP.Personat qe do te bëjnë vettingun do te jene nder njerëzit me te kontrolluar ne Shqipëri per 9 vitet e ardhshme; përveç dokumentacionit te nevojshëm ata plotësojnë edhe formular shtese; ku bien dakord qe te gjitha telefonatat e tyre, mesazhet apo email-et do te përgjohen vazhdimisht nga Byroja Kombëtare e Hetimit; ndërkohe qe Drejtoria e Pastrimit te Parave do te kontrolloje llogarite e tyre financiare. Vettingun e anëtareve te Komisionit te Posaçëm te Kualifikimit dhe Kolegjit te Apelimit do ta beje Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, puna e te cilit zyrtarisht fillon ne 9 shkurt me vlerësimin e kandidateve qe plotësojnë ose jo kriteret, proces qe behet ne bashkëpunim me Avokatin e Popullit.?Ne bashkëpunojmë ne mënyre te ngushte qofte me Komisionin Europian, me Shtetet e Bashkuara te Amerikës, natyrisht qe deri ne këtë momente komunikimi yne është me Komisionin Europian, derisa te vije misioni i Monitorimit Ndërkombëtar.?Sipas ligjit per rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokuroreve, deri ne 16 shkurt Avokati i Popullit pasi te jete konsultuar me Operacionin Ndërkombëtar te Monitorimit harton dy lista: nje me kandidatet qe i plotësojnë kriteret dhe nje me kandidatet qe nuk i plotësojnë ato. Me pas nje Komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ben nje vlerësim te aplikanteve dhe harton nje liste tjeter me rekomandimet per aplikantet.

Share This Video


Download

  
Report form