Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, akuzon Partinë Demokratike se tradhtoi kauzën e zgjedhjeve të lira.
I ftuar te "5 pyetje nga Babaramo", Blushi tha se PD duhet ta kishte bërë votimin elektronik kur ishte vetë në pushtet.
"Ne po përpiqemi të ndërtojmë një opozitë të re. PD është një opozitë e pavullnetshme, ne jemi të vullnetshëm, pavarësisht se kemi vetëm dy numra në Kuvend. Ne mund të ishim në pushtet, siç erdhëm në 2013-ën, dolëm në mënyrë të vullnetshme për bindjet tona.