Report TV - Bregu i bashkohet çadrës së PD: Jam kundër bojkotit të zgjedhjeve

Report TV 2017-06-03

Views 0

Pas kthimit nga SHBA, deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu i është bashkuar sot protestës përpara Kryeministrisë.

Bregu tha se protesta e demokratëve është paqësore, ndërsa u shpreh kundër bojkotit të zgjedhjeve të 18 qershorit, siç ka paralajmëruar Lulzim Basha.

?Do të mbështes deri në fund këtë kauzë të drejtë të opozitës jo vetëm për protestë, por për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk besoj që ka nevojë që kauza për zgjedhje të lira e të ndershme të jetë një kauzë që të ndahet me partnerë të tjerë politikë. Për mua është kauza e opozitës. Ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë?, deklaron Bregu.

Share This Video


Download

  
Report form