PD: Rama nuk ka vullnet per Vetting te politikes

RTV KLAN 2018-09-11

Views 0

Qëndrimin e maxhorancës se Vetting-u në politikë mund të kalojë vetëm përmes Reformës në Drejtësi, opozita e sheh si refuzim të kryeministrit për nismën kushtetuese të depozituar pak ditë më parë prej saj në Kuvend. I caktuar si koordinator i grupit të punës për Vetting-un, deputeti Ervin Salianji përsëriti atë që Lulzim Basha tha pak ditë më parë përpara mediave, duke mohuar prerazi çdo mundësi negocimi për këtë çështje me maxhorancën.

?Nuk ka negociata, por vetëm po ose jo! Gjithë propaganda që bëhet nga PS-ja dhe Rama, është për t?iu shmangur Vetting-ut të politikanëve. Vetting-u është një proces paralel që ecën bashkë me hetimin nga drejtësia.  Është e qartë deri më sot se Edi Rama nuk e do Vetting-un dhe refuzon propozimin tonë të depozituar në Kuvend".

Shumica pretendon se strukturat e vetme që mund të bëjnë një hetim të plotë e të paanshëm janë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u, por demokratët në amendimin kushtetues nuk kanë të përcaktuar qartazi, se cilat janë organet që do të bëjnë verifikimin e pasurisë të politikanëve dhe njëherazi do të hetojnë lidhjet e tyre me krimin.

?Momentalisht jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa SPAK dhe pa BKH. Jemi pa mundësi të kontrollojmë pushtetin prej pushtetit gjyqësor. Mungon elementi bazë i ndarjes së tre pushteteve. Sistemi gjyqësor nuk ekziston më për shkak të Vetting-ut. Është situatë, e cila kërkon zgjedhje. Ajo që po ndodh me reformën nuk është thjesht kapje politike.?

Në funksion të platformës së opozitës, 4 grupet e punës; ai për Vetting-un në politikë, Reformën Zgjedhore, atë në Drejtësi dhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet, u mblodhën në Kryesinë e Kuvendit, dy javë pasi deputetët e saj bojkotuan komisionet parlamentare.

Share This Video


Download

  
Report form