Opozita drejt bojkotit, Paloka: S'kthehemi në Kuvend pa vetting-un e politikës

Ora News Lajme 2018-09-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita, nga marrëdhënie e kushtëzuar duket se po shkon drejt bojkotit total të parlamentit dhe institucioneve. Kjo sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka, për shkak të lidhjeve të qeverisë më krimin dhe refuzimin për të pranuar vettingun. Edi Paloka foli edhe për rastin e djalit të deputetit socialist Rrahja, duke akuzuar strukturat shtetërore se kanë braktisur vajzën e dhunuar.

Opozita e ka të qartë qëndrimin e saj. Nuk do të jetë në parlament pa u miratuar propozimi për vetting të politikanëve.

Paloka: Do të reagojmë në formë tjetër. Absolutisht jashtë parlamentit. Në cilin parlament të shkojmë ne? Në atë parlament ku janë përdhunuesit, ata që mbrojnë përdhunuesit, përfaqësuesit e krimit, aty të shkojmë dhe ne, të bëhemi fasadë që Rama të bëjë ato batutat e tij bajate që i janë shpifur dhe neveritur kujdo. Për këtë duhet të shkojmë ne në parlament?!

Bojkoti i Kuvendit është vetëm njëra anë e bojkotit të opozitës. Përtej bojkotit dhe denoncimit të aferave të qeverisë, duket se PD po përgatitet për protesta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-drejt-bojkotit-paloka-skthehemi-ne-kuvend-pa-vetting-un-e-politikes

Share This Video


Download

  
Report form