'Duan të nisin puna nga e para/ PD- Gjiknurit: Tregues që s'ka vullnet politik për 'Zgjedhoren'!

Report TV 2020-05-11

Views 0

Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi mohoi akuzën e Damian Gjiknurit, se opozita kërkon që e gjithë puna e Këshillit politik të nisë nga e para. Për Bylykbashi, ky është tregues se mazhoranca nuk kanë vullnet politik për të vijuar më tej me Reformën.

"Në këtë mbledhje, u përcaktua që Këshilli duhet ta mbyllë brenda 31 majit, që pa humbur kohë kjo reformë të shkojë në parlament që të votohet pa ndryshime. të jetë e qartë cili është vullneti politik të opozitës, lidhur me propozimet e PD-së që i kanë refuzuar. Do qëndrojmë fort nevojës për të gjetur zgjidhje konsensuale. Deklarata e Gjiknurit tregojnë mungesën e vullnetit politik për të bërë një punë të bazuar me konsensus në Komisionit e Reformës, ne nuk i rikthehemi asnjë çështje, i kemi mbi tryezë, që nuk kanë një përgjigje nga mazhoranca veçse refuzime mazhoranca të vijë me qëndrime për këto çështje. Loja e mazhorancës për ta tërhequr zvarrë me çështje të tjera shtesë, por jemi gati që të ecim përpara", tha Bylykbashi.

Share This Video


Download

  
Report form