http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë shënuar tregues pozitiv, ku pas tre vitesh taksat kryesore nuk arrinin të mblidheshin, dhe detyronin qeverinë që të rriste vazhdimisht huamarrjen. Sërish shuma totale që administrata tatimore dhe doganore ka mbledhur reflekton situatën e vështirë ekonomike, si me rënien e konsumit fenomen që sqarohet nga sasia e pakët e mbledhjes së TVSH-së ashtu dhe me taksën e tatim fitimit që vilet në bazë të të ardhurave që realizon biznesi. Nëse krahasohet me një vit më parë, mbledhja e këtyre taksave është gjithnjë e në rënie, por treguesit pozitiv dalin me buxhetin e rishikuar që ka bërë ministria e Financave. Në fakt, ky ka qenë dhe një nga premtimet e qeverisë së re, që edhe planifikimi it ë ardhurave në buxhet do të bëhet në bazë të realitetit ekonomik, gjë e cila do të pengojë kryerjen e shpenzimeve jashtë çdo konteksti ekonomik. Tatimi mbi vlerën e shtuar është rritur me 0.5 %, akcizat me 4% ndërsa dy treguesit e vetëm që kanë shënuar rënie janë tatimi mbi fitimin dhe ai i të ardhurave personale. Shtimi i ministrive ka rritur fondin për paga dhe shpenzimet për mirëmbajtje, shpenzime të cilat këtë muaj kanë dalë jashtë planifikimit që vetë qeveria e re ka bërë. Por burime nga ministria e Financave thonë për Vizion Plus, se vitin e ardhshëm fondi i pagave do të shkurtohet me 30%, çka do të detyrojë ministritë dhe disa institucione të tjera të shkurtojnë numrin e punonjësve.