Report TV - Ish-ushtarakët, si do u kthehet borxhi,Kodheli:Premtim i mbajtur

Report TV 2016-11-07

Views 0

TIRANE - Duke nisur nga 1 nëntori ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për procedurat e pagesës së debisë për 5.425 ish-ushtarakë në pension, të cilëve u është ndalur një pjesë e pensionit nga dhjetori 2010 deri në prill të 2016.

Sipas këtij vendimi, shlyerja e pagesave nis në nëntor 2016 dhe do të përfundojë në maj 2017.

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se: ?Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 ? maj 2017".

Pra, pagesat që shteti u detyrohet mbi 5 mijë ish-ushtarakëve do të paguhen në 7 këste të barabarta për shtatë muaj.

Në një takim me ish-ushtarakët në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, ministrja Mimi Kodheli theksoi se me ligjin e ri është bërë e mundur që të përfitojnë rreth 5500 ish-ushtarakë.

Share This Video


Download

  
Report form