Duke filluar nga data 1 nëntor ish ushtarkavë do t?ju rikthehen lekët që u janë mbajtur nga pensioni nga viti 2010. Vendimi më i ri i qeveirsë përcakton afatet se kur Instituti i Sigurimeve Shoqërore do t?ju kthejë lekët ish ushtarakëve, që kanë qënë debitorë.
Nga nëntori 2016 deri në maj 2017 pritet që të jetë priudha që kjo kategori do të marri lekët. Janë më shumë se 5 mijë persona të cilët do të rimarrin lekët, që u janë mbajtur nga pensioni. Përgjatë 5 viteve ish ushtarakëve u është mbajtur një pjesë e pensionit, pas një vendimi të ish qeverisë ?Berisha?, por këto lekë do t?ju rikthehen.