Report TV - Pensionet e ish-ushtarakëve, ja sa lekë do t’ju falen/ Ligji hyn në fuqi

Report TV 2016-06-08

Views 19

Hyn në fuqi ligji për faljen e debive për ish-ushtarakët që u është rillogaritur pensioni duke filluar nga vitit 2010-t. Sipas këtij ligji do të fallen detyrimet për rreth 5400 ish-ushtarakë. ?Falen detyrimet e papaguara, që kanë rrjedhur nga rillogaritja e pensioneve, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 10 142, datë 15.5.2009, ?Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura etj. Falen detyrimet që do të krijohen si pasojë e rillogaritjes së pensioneve, sipas dispozitave të ligjit nr. 10 142, datë 15.5.2009, ?Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura etj, për ata ushtarakë, për të cilët rillogaritja nuk është kryer deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji?, - thuhet në ligjin që tashmë ka hyrë në fuqi.

Share This Video


Download

  
Report form