Avioni i rrëzuar në Ishëm i pilotit Italian Guido Guidi nuk ka patur asnjë defekt teknik apo humbje të kontrollit për shkak të turbulencave ajrore të ndodhura më shtator 15 shtator 2016 ditën kur u rrëzuar në grykderdhjen e Ishmit.
Është ky rezultati i hetimit teknik të kryer nga Aviacioni Civil shqiptar i cili një muaj pas rënies së avionit në Ishëm ka depozituar pranë Prokurorisë, Ministrisë së Transporteve dhe Policisë së Shtetit raportin përfundimtar të hetimit.
Burime nga Report Tv pranë grupit hetimor konfirmuan dorëzimin e raportit nga aviacioni civil, hetuesit e të cili ishin të pranishëm më 15 shtator në pistën e improvizuar të uljes së avionit siç dhe shihet në pamje.
Në këtë raport rezultati është se avioni s'ka patur defekt teknik, kushtet atmosferike kanë qenë normale dhe në zonën e Ishmit s'ka patur as turbulencë ajrore as rryma ajri të forta që mund të kenë shkaktuar devijimin e fluturimit të avionit.