Tirane- Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri i ftuar në studion e Report TV i dha sot përgjigje shqetësimit të mijëra pasagjerëve që përballen me vonesat e fluturimeve ajrore, kryesisht ata që zgjedhin të udhëtojnë me ?Blue Panorama?. Sipas tij, janë dy kompani Blue Panorama dhe Ernest ato që shfaqin problemet më të mëdha në treg. Për të dyja këto Keri bëri një paralajmërim të hapur kur tha se vazhdimësia e tyre në tregun shqiptar do të varet vetëm nga performanca.
?Agjentët që kemi në Rinas mbajnë evidenca. Vazhdimësia e tyre në tregun shqiptar do jetë e bazuar në performancë, rritja subjekt i perfomancës së tyre të mëparshme?
Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri
Keri deklaroi ndër të tjera se pasagjerët kanë të drejtë për pije e ushqim, strehim në rast se vonesa e tejkalon orën 00:00 por edhe një dëmshpërblim prej 250 eurosh.
"Në rast anulimi duhet të kërkojnë vendin në linjën tjetër, gjëja e dytë është t?i kërkojnë të drejtat për pije dhe ushqim falas në aeroport, kanë të drejtën të akomodohen në hotel nëse vonesa shkon më shumë se pas orës 00:00. Ne kemi agjentët tanë në aeroport që e verifikojnë këtë. Pavarësisht biletës, pasagjerët duhet të ndjekin edhe procedurat për dëmshpërblim. Kanë të drejtë të marrin 250 euro. Roli ynë është pikërisht në këtë pjesë, pasi ngjarja ndodh. Ne e kuptojmë që ka paqartësi, jemi aty për t;i ndihmuar, kemi edhe qasje për t?i parandaluar këto fenomene"