Wake Up/ "Fly Ernest" braktisi pasagjerët, Aviacioni Civil: Çojeni në prokurori

Top Channel Albania 2020-01-14

Views 0

Pezullimi i kompanisë ajrore "Ernest" mbetet ende në fuqi pas ditës së djeshme, (13.01.2020) datë që Autoriteti i Aviacionit Civil Italian e kishte vendosur si afat brenda të cilit kompania duhet të rikthehej në përmbushjen e kritereve. Kompania nuk do të jetë në gjendje të kryejë asnjë fluturim dhe transportuesi do të pushojë të gjitha operacionet. Ernest ishte e detyruar të siguronte fluturimet deri në datë 13 dhe të kompensonte pasagjerët për biletat pas kësaj date. Por as njëra dhe as tjetra nuk ka ndodhur. Në Rinas disa ditë më parë ka pasur madje edhe konfrontime të pasagjerëve me autoritetet e aeroportit, sidomos në ditën kur "Fly Ernest" braktisi pasagjerët. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, çdo qytetar i prekur ka të drejtë ta çojë kompaninë fluturuese në prokurori. Krislen Keri, Drejtor i Autoritetit te Aviacionit Civil u shpreh në Wake Up se autoriteti ka një vit që raporton se kjo kompani ka probleme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form