Report TV - Drejtori i Aviacioni Civil: Hapja e dy aeroporteve të reja do sjellë tarifa të ulëta

Report TV 2019-12-19

Views 2

Krislen Keri, drejtori i Aviacionit Civil tha gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të Aeroportit të Vlorës se monopoli i e Aeroportit Nënë Tereza ka qenë një pengesë për sigurinë e aviacionit, ndërsa deklaroi se nisja e punimeve për dy aeroporte të reja do të përmirësojnë shërbimet dhe do të sjellin tarifa më të ulëta.

"Monopoli i Aeroportit Nënë Tereza ka qenë pengesë për ecurinë e aviacionit.

Hapja e punimeve për dy aeroporte të tjera do përmirësojë shërbimet dhe do të sjell tarifa më të ulëta për të gjithë qytetarët. Nga 2013 deri më tari ka pasur rritje të trafikut në aeroportin e Tiranës.

Air Albania ka sjell shërbim dhe cilësi të lartë. Për herë të parë qytetarë po udhëtojnë me bileta 50 euro drejt Italisë. 10% më shumë fluturime me charter. Nga 25 mijë në 2013 në 2019 ne presim që turistët me charter të shkojnë në 300 mijë", tha Keri.

Share This Video


Download

  
Report form