Report TV - KLSH: Aviacioni Civil shpenzoi 40 mijë € për një film që s’u shfaq

Report TV 2018-05-15

Views 1

Në kuadër të shkeljeve të zbuluara nga Kontrolli i Lartë të Shtetit në institucionet shtetërore, është gjetur edhe një skandal i radhës, që ka të bëjë me shpërdorimin e fondeve publike duke shfrytëzuar sektorin e mediave audiovizive.

Sipas auditimit të kryer për periudhën 2015-2017 dhe që është konkluduar në mars të këtij viti, audituesit kanë konstatuar se Autoriteti i Aviacionit Civil ka kryer tenderimin për prodhimin e një filmi, i cili më pas nuk rezulton të jetë transmetuar asnjëherë. Duke shpëdoruar kështu një shifër të barabartë me 40 mijë euro.

Kjo nuk është hera e parë që një institucion jep fonde për produkte mediatike, që nuk shohin asnjëherë dritën e diellit. Dhe, po ashtu, që përzgjedhja e kontraktorëve bëhet duke mos respektuar rregullat ligjore të prokurimit publik.

Procedurat
Sipas KLSH, institucioni ka shpallur rregullisht një garë publike me objekt ?Realizimi i prodhimit të dokumentarit me rastin e 20-vjetorit të institucionit dhe historikun e tij?. Me Urdhrin e Brendshëm datë 05.03,2015, ish-drejtori ekzekutiv Aleksandër Lipivani ka urdhëruar ngritjen e komisionit me qëllim realizimin e eventit në lidhje me 20-vjetorin e krijimit të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).

Drejtori ka urdhëruar më pas pajtimim e tre specialistëve të jashtëm në fushën e kinematografisë, të cilët do të ishin pjesë e Komisionit të Negocimit. Në bazën ligjore të përmendur në këtë urdhër, Lipivani ka përcaktuar që procedura e ndjekur do të jetë sipas VKM nr. 1195, datë 05.08.2008 ?Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administrates shtetërore?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS