A1 Report - Aviacioni Civil: Taksat e larta ne Rinas, shkak per bileta te shtrenjta

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANË - Taksat aeroportuale dhe administrimi i ekskluzivitetit nga një kompani e vetme koncesionare janë shkaku kryesor pse Shqipëria është vendi që ka çmimet e biletave ajrore më të shtrenjta në rajon.

Kjo ka bërë që tregu vendas të konkurrohet nga kompanitë 'low cost' të Kosovës, duke shkakrtuar rrjedhje të udhëtarëve shqiptarë drejt aeroportit të Prishtinës. Këtë fakt e pranojnë për "A1 Report" edhe drejtuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil.

"Aeroporti i Prishtinës, duke qenë se ka tarifa më të ulëta se sa aeroporti i Tiranës ka krijuar mundësinë e futjes së kompanive low kost nga Prishtina drejt Europës", u shpreh Enkela Hajderi nga Drejtoria e Zhvillimit të Transportit Ajror.

Hajderi më tej shton se "pasja e vetëm një aeroporti civil ndërkombëtar në të cilin kryhen të gjitha fluturimet, si dhe taksat e larta aeroportuale që mban kompania koncesionare është shkaku pse qytetarët shqiptarë paguajnë biletat më të shtrenjta të udhëtimit në rajon".

Arsyeja pse aeroporti i Prishtinës është tërheqës për udhëtarët e Shqipërisë është e thjeshtë: çmime më të lira të biletave për shumë destinacione. Por këtë vit edhe tregu ajror shqiptar ka njohur një ulje të çmimeve.

Drejtoria e Zhvillimit të Transportit Ajror ka në fokus licencën e operimit ajror, pjesë e të cilit është edhe monitorimi i çmimit të biletave. Aktualisht tregu shqiptar i aviacionit civil po shkon drejt liberalizimit, por duket se do të duhen të paktën edhe 6 muaj që të reflektohet ndjeshëm ulja e çmimeve.

Share This Video


Download

  
Report form