Report TV - Disfata në Dibër, 'prerje kokash' në PD,ja 44 humbësit e mëdhenj

Report TV 2016-09-27

Views 3

Ndonëse kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk e njohu verdiktin e dibranëve, duke i akuzuar këta të fundit si të shitur, të blerë dhe pa dinjitet, Partia Demokratike do të bëjë një analizë të disfatës dramatike në zgjedhjet e 11 Shtatorit. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se, analiza do të nisë pas certifikimit të rezultatit nga KQZ, ndërsa priten edhe ?prerje kokash?. Analiza do të fokusohet në dy drejtime: Ndikimin e blerjes së votave të pretenduara në rezultatin përfundimtar si dhe tek përgjegjësia individuale për humbjen e thellë, tashmë për llogari të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Procesi i nxjerrjes së përgjegjësive sipas hierarkisë pritet të reflektohet në një raport, i cili do të diskutohet në organet e larta të Partisë Demokratike. Objekt i ?kosës? së Lulzim Bashës do të jenë fillimisht strukturat e degës së Partisë Demokratike Dibër, por ndëshkimi mund të shtrihet deri tek disa protagonistë të fushatës së Shrefedin Shehut, të cilët mund të mos kenë një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Fillimisht pritet të ketë një shkrirje dhe rithemelim të degës së PD në Dibër. Kryetari i degës së PD Dibër, Rahim Kaleci është shkarkuar prej kohësh nga detyra, ndërsa në krye të strukturave për periudhën tranzitore janë Naim Gazidede, ish-kryetari i Qarkut Dibër, vëllai i Bashkim Gazidedes si dhe Ilir Krosi, ish-kryetari i Bashkisë Dibër.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS