Report TV - Kreu i ri i Devollit në zyrë në 06:30, FNSH-ja blindon bashkinë, PD e rrethon

Report TV 2019-07-29

Views 1

DEVOLL-Kryetari i ri i bashkisë Eduard Duro ka shkuar në zyrë ditën e sotme që në orën 06:30. Frika se mos ish-kryetari do të shkonte më herët për t'i zënë zyrën ka bërë që Duro të shkonte 90 minuta përpara. Ndërkohë që para bashkisë kanë filluar që të grumbullohen edhe mbështetësit e opozitës prej orës 07:30.

Në ambientet e bashkisë ndodhen rreth 30 forca policie të drejtorisë vendore, por edhe FNSH-së. Efektivët janë të pranishëm në ambientet e jashtë institucionit për të shmangur incidentet. Duro u betua ditën e premte në mesditë, ndërsa në zyrë shkoi pasdite kur u largua ish-kryetari.

Në urdhër Duros dhe në prani të prefektit të Korçës një person çmontoi bravën e derës së jashtme dhe të dyerve të brendshme për t'u futur brenda, teksa nga zyra e re kryetari i ri dha edhe intervistën e parë ditën e premte (Lexo këtu cfarë ndodhi të premten).

Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS