Pas përplasjeve në Komisionin e Medias ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Në një reagim në Twitter, Rama shkruan se shfaqja e dhuruar nga PD në komisionin e Medias është tregues sesi kjo parti sipas tij është zbrazur mendërisht dhe politikisht. Mes të tjerash, Kryeministri thotë se PD është angazhuar për një përplasje fizike duke e humbur kuptimin e debatit parlamentar.
Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht(se shpirtërisht ka firuar me kohë),por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUPi për Kullën e Sporteve Trup me Trup?
Edi Rama, Kryeministër, reagimi në Twitter.