Partia Demokratike po përgatitet për dy skenarë, për humbjen dhe fitoren e mundshme në Dibër. Lëvizjet e ditëve të fundit reflektojnë një pasiguri të opozitës për sfidën e 11 shtatorit. Krahas sinjaleve dhe alibisë për justifikimin e humbjes, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është mobilizuar me të gjithë potencialin politik për të rifituar Bashkinë e Dibrës, të cilin e humbi në zgjedhjet lokale të 2015. Sipas burimeve, me porosi të kryetarit të partisë, një grup deputetësh të Partisë Demokratike, kanë zbarkuar në Peshkopi, për të maksimalizuar mbështetjen për kandidatin Sherefedin Shehu.